Itali - Shqiptari arrestohet në dhomën e gjumit me 2 kg drogë
19/03/2017 - 19:40 Nga: Saimir Lleshi

Një shpërndarës droge me origjinë nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane me dy kg substanca narkotike.

Në pranga ka përfunduar 26 vjeçari me iniciale V.M, lindur në Shqipëri dhe banues në Poggibonsi.

Ai është arrestuar në banesën e tij në mes të natës nga karabinierët.

Kontrollet në banesë i kanë gjetur shqiptarit të fshehur në një derë të posaçme në dhomën e gjumit 1.8 kg marijuanë si dhe 200 gramë kokainë (800 doza).

Ai kishte edhe një regjistër të klientëve të tij. Shqiptari është dërguar në burgun e Sienës në dispozicion të prokurorit publik.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close