Raporti - Shqipëria, vendi ‘më i trishtë’ i rajonit. Norvegjia, më i lumturi në botë
20/03/2017 - 11:47 Nga: Xhoi Malesia

Shqipëria është vendi ‘më i trishtë’ i rajonit. Të paktën këtë përfundim ka nxjerrë Raporti i Lumturisë, një studim mbështetet cdo vit nga OKB. Në klasifikim Shqipëria rradhitet në pozitën e 109 nga 155 shtete të mbarë botës që janë marrë në shqyrtim. Vendi më i lumtur i botës në këtë raport u vlerësua Norvegjia, teksa më i trishti, ishte Republika e Afrikës Qëndore.

Raporti i lumturisë për vitin 2017, një studim që mbështetet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në renditjen e publikuar së fundmi, ka zbuluar se Shqipëria është vendi më i trishtë i rajonit.

Në shqyrtim janë marrë 155 shtete në mbarë botën dhe vendi ynë rradhitet në pozitën 109, duke mos ndryshuar asgjë nga viti i shkuar. Në këtë klasfikim, shteti më i avantazhuar i rajonit është Serbia e cila rradhitet e 73-ta, ndjekur nga Kroacia në vend të 77-të, Kosova e cila është një vend më ulët, Mali i Zi në të 83-tin. Fqinj jugor i Greqisë mban vendin 87-të, Bosnja ndërkohë rradhitet e 90, teksa Maqedonia është e 92-ta.

Vendi i parë në renditje është zënë nga Norgjegjia, e cila i merr kështu kryesimin e vitit të skuar Danimarkës, duke e lënë këtë të fundit të dytën. Top treshja përmbyllet me Island që ndiqet nga Zvicra dhe Finlanda. Ndonëse një vend i Zhvilluar, ShBA zë pozitën e 14, teksa ekspertët arsyetojnë se zhvillimi ekonomik nuk është gjithçka.

Diçka e tillë vërtetohet edhe nga pozita e Gjermanisë, Luksemburgut dhe e shumë vendeve të tjera, që ndonëse kanë një nivel të lartë të ardhurash për frymë, nuk rradhiten ndër vendet e para. Fundi i klasifikimit përmbyllet me tanzaninë, Burundi dhe Republikën e Afrikës qëndrore.

Raporti i Lumturisë që mbështetet nga OKB, ka një metodologji gjithëpërfshirëse, e cila në analizën vjetore merr në shqyrtim një sërë faktorësh përfshirë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme, lirinë për të marrë vendime, respektimin e të tjerave të njeriut, nivelin e korrupsionit etj.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close