Shqipëria pjesëmarrëse për herë të parë në Çmimin Global të Mësuesit
20/03/2017 - 15:29

Për herë të parë edhe Shqipëria bëhet pjesë e Çmimit Global të Mësuesit, i vlerësuar nga media si çmimi Nobel në mësimdhënie. Kjo është një inisiativë e ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesit si dhe zbulon me mijëra histori të mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve. Çmimi Global i Mësuesit shpreh mirënjohje ndaj punës që bëjnë miliona mësues anembanë globit.

Këtë vit Shqipëria në datat 18-19 Mars, e përfaqësuar nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri ju bashkua mbi 2000 delegatëve në Forumin Botëror për Arsimin dhe Aftësitë. Ky forum çdo vit mbledh së bashku lider nga mbarë bota, ministra të arsimit, bota akedemike dhe e biznesit për të diskutuar dhe sygjeruar zgjidhjet më të mira për sigurimin e arsimit cilësor dhe akses të barabartë në arsim për të gjithë.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së mësuesit fitues për vitin 2017, për herë të parë Shqipëria u akreditua nga Varkey Foundation si një ndër shtetet pjesmarrëse në Çmimin Global të Mësuesit për vitin 2018.

Për herë të parë në vend, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve dhe CRCA Shqipëri, do të organizojnë për herë të parë në vend “Çmimin Kombëtar për Mësuesit 2017”, një nismë kjo që ka për qëllim të nxjerrë në pah dhe të promovojë të gjithë ata mësues që kanë sjellë një ndryshim dhe rezultate në arsimimin e fëmijëve në vend.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close