Çako në Hagë - Shqipëria dhe Holanda bashkëpunim në luftën kundër krimit
08/09/2017 - 22:21

Autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë ngushtë me ato holandeze për të luftuar krimin e organizuar në Holandë, kryesisht, trafikantët e drogës.

Iniciativa është ndërmarrë gjatë Konventës së Shefave të Policive Evropiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë, ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Sipas policisë, në qendër të diskutimeve me delegacionin e policisë holandeze ishte intensifikimi i bashkëpunimit policor dypalësh, do të konsistojë edhe në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, të cilët fshihen në territorin holandez.

Homologët holandezë u angazhuan në një shkëmbim më të lartë informacioni me palën shqiptare, ndërsa u dakordësua ngritja e grupeve hetimore të përbashkëta.

Lajmi vjen pak kohë pasi policia holandeze ngriti shqetësimin e fenomenit të krimit të organizuar nga shqiptarët, çka solli edhe alarm për rikthimin e vizave. Çako ka zhvilluar takime edhe me delegacionet e policisë italiane, spanjolle, franceze dhe greke, me në qendër pikërisht bashkëpunimin për luftimin e krimit të organizuar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close