Tiranë - Shpërthim me eksploziv në gjeneratorin e një lokali
07/07/2017 - 8:28

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokali në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Medar Shtylla” dhe lënda shpërthyese ishte vendosur pranë gjeneratorit të lokalit.

Policia sqaron se lokali është në pronësi të shtetasit I.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Nga shpërthimi për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi

Foto prane vendit ku ndodhi shperthimi

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close