Në burg komisariati i portit të Durrësit me në krye shefin. Lejuan të kalonin dy kamionë me 10 ton drogë
17/04/2017 - 8:09

Lejimi i kalimit të sasisë prej 10 ton kanabis në dy episode të ndryshme në shkurt dhe mars 2017 përmes pikave kufitare dhe që me pas u kap në shtetin fqinj të Italisë ka çuar në pranga efektivë të policisë së portit të Durrësit si dhe doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës. Sëbashku me 4 arrestimet e mëhershme në Qafë Thanë numri total i të arrestuarve ka shkuar në 18.  Mes të arrestuarve është dhe  Shefi i Stacionit policor të Portit të Durrësit.

Prokuroria për Krime të Renda “shkrin” Stacionin e Policise së Portit Durrës.  

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët  10 punonjës  policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe  8 doganierë  të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

“Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ”Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim” bën me dije organi i akuzës.

Akuzohen për dy ngarkesa droge në shkurt dhe mars, në total 10 ton drogë

Prokuroria bën me dije se ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar me rreth 2.2 ton kanabis në bord.Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ky operacion duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente të premten në Prokurorine e Durrësit te Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla, i cili shoqerohej nga kreu i Prokurorise per Krime te Renda, Besim Hajdarmataj.

Operacioni per arrestimin e tyre është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës.

Sipas   të   dhënave   të   deritanishme   hetimore,   Prokuroria   vlerëson   se,   bazuar   në   veprimet   e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit   Durrës,   Doganës   Durrës   dhe   Doganës   Tiranë,   ekziston   një   formë   e   organizuar bashkëpunimi mes  tyre për  të realizuar  kalimin e automjeteve kamion  të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Janë arrestuar

-Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

-Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

-Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

– Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

-Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

-Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

– Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

-Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

-Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

-Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

-Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

– Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

– Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

– Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

-Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s’u skanua në Durrës

Prokuroria deklaroi:kamioni që drejtohej nga shtetasi maqedonas Z.S kishte hyrë në Shqipëri më 4 shkurt 2017  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe pasi pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë.

Po me datë 5 shkurt në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Kamioni me 8 tonë marijuanë u bllokua në territorin e Venecias Itali më 8 shkurt 2017 .

Lexo më shumë:

Sekuestrohen 8 ton drogë në Ankona, mbërriti me tragetin Shqipëri-Itali

Sasia prej 8 ton drogë e sekuestruar nuk ka lidhje me Shqipërinë

Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s’u skanua në Durrës

Katër policë të Qafë Thanës në gjykatë, lejuan kamionin me 8 ton drogë

Në Ankona sekuestrohen 2. 2 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria

Llalla: Nga porti i Durrësit transportohet vazhdimisht drogë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. lexues says:

    Keto arrestime te punonjesve te policise te mpleksur me trafikun e droges, po thuhet se jane bere me nisiative te prokurorise. Po kush i ka emeruar keta “specialiste e doganiere” ne doganat e Shqiperise e perse u lane deri tani te bejne kete ? Flitet ketu per 10 tone kanabis qe policia italiane ka arritur te kape ne territorin e saj. Por nderkaq institucione te sigurise europiane deklarojne se Shqiperia ze nje nder vendet e para ne furnizmimin e Europes me kanabis, e ky eshte nje tregues se mund te jene edhe qindra tone te tjere kanabis qe policite e fqinjeve nuk kane arritur ti kapin. Tani ngelet te “zbulohet” se ku kane shkuar miliardat e eurove te fituara nga mbjellje, korjet e shitjet e kanabisit. A thua ti kene vetem keta police apo tarfikante te rendomte, apo pjesa e luanit ka vajtur diku me larte ?

Komento

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close