Shkodër - Shkon për të mbushur ujë në Buna, zhduket i moshuari
11/01/2017 - 18:13

Një i moshuar është raportuar i humbur nga të afërmit e tij në rrethin e Shkodrës. Shtetasi Filip Shllaku, 70 vjeç, rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme.

Ai ka shkuar për të marrë ujë për bagëtitë në lumin Buna, por nuk është kthyer më.

Dyshohet se burri ka përfunduar në ujërat e lumit. 70 vjeçari jetonte vetëm në banesë, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes ndodhen jashtë vendit.

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
“Politikanët në Shqipëri dhe Kosovë të mbajnë premtimet për reformat”

Close