Shkollat “e shekullit 21” në Krujë dhe Kukës
12/09/2017 - 19:45

Ndërsa ka nisur viti i ri arsimor në të gjithë vendin, jo të gjithë nxënësit kanë pasur kushtet për të zhvilluar një orë mësimi normale. 150 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Ndrec Çupi” në Gramëz të Krujës e kanë nisur vitin e ri shkollor me probleme të vjetra. Problemet nisin që tek bankat, ndërsa në kopsht fëmijët ulen dy veta në një stol.

Prind: Nuk është për t’i pru në shkollë.
-Këtu është skandal. As ujë, asgjë. Japim kontribute dhe asgjë.

Drejtori i shkollës Zef Marku thotë se situata do të rregullohet shpejt pasi janë marrë masa edhe me ndihmën e drejtorisë arsimore të Krujës.

Ky vit i ri shkollor ka nisur mes problemesh, për qindra nxënës të shkollave në zonat e thella malore të Qarkut të Kukësit.

Rasti më flagrant është ai i nxënësve të shkollës 9-vjeçare, “Hamdi Pelivani” të fshatit Orgjost, të Njësisë Administrative Zapod, të cilët për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë në një urë, që vetëm emrin e ka të tillë.

Banor: Kemi shumë problem për urën. Deputeti tha se do ta bëjë vet dhe nuk erdhi.

Drejtuesit e shkollës e konsiderojnë si një problem shumë akut, por askush nuk i ka ndihmuar nxënësit, ndonëse ata nuk e frekuentojnë shkollën, nga frika e rrëmbimit të tyre nga rrjedha e përroit. Ata duhet të përshkojnë në këmbë dhjetra kilometra rrugë, pasi vijnë nga dy fshatra të ndryshëm, në të vetmen shkollë që ka zona.

Bukurie Hoxha,drejtore e shkollës: Një pjesë e fëmijëve janë nga pjesa tjetër e fshatit që duhet të kalojnë edhe kanalin edhe urën, e cila është e dëmtuar.

Por, për nxënësit e kësaj shkolle problemet nuk mjaftojnë me kaq, shkolla ka mungesa të bazës materiale, ku nuk ekzistojnë karriget apo bankat, duke bërë që shumica e fëmijëve gjatë orarit të shkollës të qëndrojnë në këmbë.

Madje, edhe mësuesit në këshillin pedagogjik, nuk kanë karrige për tu ulur.

Shkolla 9-vjeçare numëron 127 nxënës, nga të cilët 11 janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që 37 fëmijë ndjekin ciklin parashkollor në ambientet e saj.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close