Bllokohet trafiku - Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet mbi 3 orë aksi Vlorë – Orikum
12/08/2017 - 15:35 Nga: Jerola Ziaj

Një masiv shkëmbor i rënë mbi një automjet të parkuar, fatmirësisht nuk shënoi të lënduar, por bllokoi për orë të tëra aksin nacionale Vlorë-Orikum. Policia, emergjencat civile dhe forca xheniere lëvizën masivin shkëmbor dhe liruan aksin pas më shumë se 3 orë e 30 minuta kur nuk kishte më rrezik për kalimin e automjeteve.

 

Shembet masivi shkembor- Prej orës 12:30 u bllokua qarkullimi i automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum. Shkak u bë shkëputja e një masivi shkëmbor në vendin e quajtur ”Kalaja” 

Një pjesë e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar duke e dëmtuar plotësisht atë por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi ishte frika e shkëputjeve të tjera.  

Bllokimi i aksit  – Gjatë kësaj kohe iu kërkua udhëtarëve me automjete të mos vazhdonin të qarkullonin në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinin nga Orikumi në drejtim qytetin e Vlorës.

Mbërritja e forcave xheniere-  Forcat xheniere dhe shtabi i emergjencave civile mbërritën në vendngjarje dhe pasi bënë heqjen e masivit shkëmbor vendosën të lironin aksin.

 

Trafiku- Bllokimi i rrugës shkaktoi trafik të madh si dhe irritim të disa shoferëve. Prefektja Etjona Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të ruanin qetësinë pasi qarkullimi i mjeteve do të hapej vetëm me në një njoftim të dytë sepse nuk mund të rrezikohej jeta e njerëzve.

Nuk është hera e parë që ndodh erozioni deri në rrëshqitje të masive të tilla, por përvoja e viteve të klauara shkëputja dhe rrëshqitja e dherave ka ndodhur gjatë sezonit të dimrit nga reshjet intesnive të shiut.

  

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close