Operacioni "Brava" në Durrës - Shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave, akuzohen për 20 vjedhje
21/04/2017 - 9:02

Goditet një bandë hajdutësh banesash në Durrës. Finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Brava” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia ka dokumentuar 20 raste vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit në ngarkim të katër personave.

Në cilësinë e provës materiale, blutë kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë, cannabis sattiva, automjete, pjesë të sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale. 

 

U arrestuan

– Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje;

-Gentjan Kala  30 vjeç, banues në Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje , aktualisht me masë sigure”Arrest shtëpie”për veprën penale”Vjedhja”.

Në kërkim

-S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë

-D.I. 24 vjeç, banues në Tiranë

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke vjedhur dy banesa

Arrestimi i dy të rinjve u krye në kushtet e flagrancës pas një pune hetimore disa mujore. Ata u kapën duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B.  në lagjen Nr.1 Durrës dhe  R.B.  në lagjen Nr.6 Durrës. 

Mekanizmi që përdornin hajdutët për vjedhjen e banesave

Autrët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave  të apartamenteve, me mjete të ndryshme si: çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida,  çelësa anglez, doreza.Në këtë mënyrë ato hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë.Sendet e vjedhura i transportonin me dy automjete dhe i dërgonin në një banesë në lagjen Nr.13, Plazh.

Ja rastet e tjera të vjedhjeve për të cilat akuzohen

-Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

-Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

-Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe,  ku kanë marrë 100 000 lekë  dhe disa bizhuteri.

-Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.

-Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç.  46 vjeç, ku kanë marrë 1 300  000 lekë dhe disa bizhuteri.

-Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç,  ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400  €.

-Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç,  ku kanë marrë dy televizorë.

-Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A.  ku kanë marrë sende me vlerë rreth  225 000 lekë.

-Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

-Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K.  50 vjeç,  ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

-Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri.

-Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

-Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L.  53 vjeç,  ku kanë marrë dy televizorë.

-Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K.  52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.

-Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë  marrë 50 000 lekë.

-Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç,  ku kanë marrë disa bizhuteri.

-Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç,  ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

-Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç.  ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri. 

Materialet e sekuestruara në apartament

-një armë zjarri pistoletë, model 54; 

– gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm; 

-një automjet tip Golf; 

-një automjet tip Toyota;

-veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka); 

-një sasi prej 130 000 lekë të reja; 

-300 dollarë amerikane; 

-150 €; 

-rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 

-bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylyke, 60 palë vëthë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2  aparatë fotografikë karte abonimi TV, Playstation  etj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”, “Prodhim dhe shitje të armëve dhe municionit luftarak” dhe””Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close