Politike - Shkarkohet nga detyra nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës Ylli Muho
17/02/2017 - 14:05 Nga: Entiola Budo

Kryetarja e Bashkisë së Gjrokastrës Zamira Rami ka shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Ylli Muhon i cil i përkiste PS-së.

Sipas kryetares së bashkisë, Zamira Rami, e zgjedhur nga LSI, në shkresë për Z.Muho e ka qartësisht të motivuar largimin nga puna, ndërsa pohon për Ora News se shkarkimi ka ardhur në bazë të ligjit i cili saktëson qartë kompetencat për nënkrytarët e bashkive.

 Ylli Muho prej vitit 2003 e deri më 2015 ka mbajtur postin e Kreut të Komunës Antigonë ,ndërsa vetë ky i fundit nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me atë qe ai e ka komentuar thjesht si një lirim nga vendi i punës.

Aktualisht Bashkia e Gjirokastrës ka tre nënkryetar: Odise Kote, Vangjel Muço e Aurel Lapa.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close