Administrata në fushatë - Shkarkohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë
19/06/2017 - 14:06

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhuljeta Kërtusha ka firmosur shkarkimin e Drejtorit të Sigurimeve në Korçë Ilri Bajlo.

Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados largimin nga puna të Bajlos, pasi nuk ka marrë masa për mospërdorimin e burimeve njerëzore për fushatë.

Ministria e Mirëqenies Sociale thotë se Bajlos i është kërkuar të largonte nga puna Luiza Qipon, e cila vijon të përdorë zyrat e shtetit për fushatë zgjedhore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Atentat me armë në Lushnje, dy të vrarë e dy të plagosur

Close