Aksident në Tiranë - Shikoni si është përmbysur makina tek “Farmacia 5”
13/09/2017 - 13:44

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Ngjarja është regjistruar rrugën “Hoxha Tasim” në zonën që njihet si Faramcia 5.

Sic duket edhe nga pamjet një prej makinave është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.

“Më datë 13.09.2017, rreth orës 12:53  në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet të përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar : Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital”, sqaroi policia. 

Po punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close