Tirane - Shënohet viktima e tretë e virusit të gripit. I moshuari vdes në Sanatorium
11/01/2017 - 18:26

Një tjetër i moshuar ka ndërruar jetë nga gripi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Burime në ministrinë e Shëndetësisë konfimuan lajmin për Ora News, dhe thanë se pacienti ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Sanatoriumit, i diganostikuar nga sëmundjet pulmonare kronike.

Sipas mjekëve, i moshuari nuk arrit të përballonte edhe prekjen nga virus AH3N2 për shkak të imunitetit të dobët dhe sëmundjeve kronike.

Ky është viktima e 3 -të nga gripi pranuar zyrarisht nga ministria e Shëndetësisë.

Epidemia gripale ka përfshirë vendin tonë në ditët e para të janarit dhe sipas Institutit të shëndetit publik, pacientet e shtuar në reanimacion rezultojnë të prekur nga virusi AH3N2.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi më vonë në një deklaratë se viktima është një 73 vjeçar nga Kukësi, i cili ka rezultuar pozitiv edhe me virusin e gripit AH3N2.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria  Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

 

Lexoni dhe: Sa jeton virusi i gripit?

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Njihuni me karrigen rrotulluese që lëviz me shpejtësinë e makinës

Close