“Shembje banesave me flamujt e PS e LSI”, Mziu i përgjigjet Ramës
19/06/2017 - 19:30

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu thotë se fjalimi i tij me banorë të Valiasit është nxjerrë nga konteksti nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi vjen ndërkohë që kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video, sipas të cilit Mziu u kërkonte banorëve që të heqin nga shtëpitë e tyre flamujt e PS-së dhe LSI-së, ndryshe do t’u shembeshin banesat.

Vetë, kryetari i Bashkisë kërkon ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim sipas tij nga propaganda e Edi Ramës “në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë”.

“Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim”, shton ai.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close