Shembja e Kishës - Greqia notë proteste Tiranës, ankohet në Berlin e Washington
27/08/2015 - 9:19

Greqia plotësoi një notë proteste për ambasadorin shqiptar në Athinë ndërsa bëri dhe një ankesë zyrtare në Komisionin Europian dhe në Këshillin e Europës, të mërkurën, e 26 gushtit 2015, pas shembjes nga INUV-it, të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Në një kontakt telefonik me Ora News Ambasadori Dashnor Dervishi tha se ende nuk i është dorëzuar një notë proteste por konfirmoi se i është kërkuar të paraqitet në Ministrinë e Jashtme greke  rreth mesditës.

Gazeta greke Ekathimerini shkruante gjithashtu se ministria e Jashtme greke gjithashtu ka informuar Berlinin dhe Washingtonin në lidhje me kundërshtitë e saj. Në një reagim të mëparshëm të zëdhënësit të ministrisë së Jashme Greke, Constantinos Koutras shembjen e Kishës në Dhërmi e përngjasoi me sulmet e xhihadistëve.

“Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Sot ne pamë këtë gjë të bëhet edhe në Shqipërinë fqinje. Lidhur me këtë çështje do të informojnë menjëherë komunitetin ndërkombëtar” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke

Kathimerini e mbyll shkrimin duke shtuar se zyrtarët shqiptarë kanë thënë se shkatërrimi është bërë me qëllim zbulimin e varrit të Niko Katalanos, misionarit Katolik të shekullit XVII

Shkreli: Histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhura që s’kanë lidhje me kishën

Athina: Si sulmet xhihadista, Rama: Mos ndërhyni 

Shembet kisha në Dhërmi, ndërhyrje gjatë natës të shmangen përplasjet

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close