Shembet struktura e tre kateve shtesë të pallatit 20-katësh në Durrës
17/02/2017 - 15:21

Shembet struktura e tre kateve shtesë të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në lagjen Nr.13 Durrës.

Struktura është shembur pjesërisht. Pallati mësohet se është në pronësi të shtetasit Enver Shala, një ndërtues i njohur pallatesh në Durrës.

Fatmirësisht nga ngjarja përveç panikut të shkaktuar nuk ka persona të lënduar.

Në momentin e ngjarjes mësohet se punëtorët që po punonin kanë qenë në orarin e pushimit, duke drekuar.

Tre katet e rrëzuara fatmirësisht nuk kanë rënë në tokë, por janë mbajtur nga struktura rrethuese e skelave.

Sipas policisë “tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi”.

Gazetari jonë nga Durrësi informon se: ” Tre kate të një pallati 20 katësh në Shkëmbin e Kavajës që është në pronësi të Enver Shalës janë rrëzuar duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Bëhet fjalë për dy katet e sipërme të pallatit ku po ndërtohej një shtesë prej katër katesh mbi 20 katëshin e ndërtuar disa vite më parë.

I gjithë pallati në katër katet e sipërme ka qenë i ndërtuar në strukturë skelash dhe i rrethuar me rrjetë në mënyrë që të punohej normalisht.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shembja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz megjithëse po punohej në atë moment kur ndodhi aksidenti”.

Shtesa e pallatit ka nisur ndertimin dy vite më parë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Ne foto: Shtesa e pallatit qe u shemb

Ne foto: Shtesa e pallatit qe u shemb

 Njoftimi paraprak i policisë

 Më datë 17.02.2017, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.13 Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës janë shembur pjesërisht, në një anë të pallatit, tre katet e fundit të një pallati 15 katësh. Sqarojmë që tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi. Nuk ka dëme në njerëz. Policia ndodhet në vendngjarje, për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Gjykata Speciale në Kosovë flet për arrestimet e para

Close