Alarmi - Shefi i Antimafias italiane: Lufta mes mafias në Pulia, për drogën shqiptare
10/08/2017 - 16:15

Vrasja e bosit të mafias italiane dhe tre peronave të tjerë ndodhur një ditë më parë në Foxhia të Italisë duket se ka ndezur reagimin e autoriteteve italiane. Deri tani kriminaliteti puliez dhe në veçanti kjo lloj forme krimi ka qënë konsideruar deri vonë si një kriminalitet i mafias së tipit B, por duket se situata ka ndryshuar. 

Një një intervistë dhënë për Rai Uno Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane  Franco Roberti duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën San Marco provincë e Foxhias, ka hedhur dyshime të forta për një luftë të egër mafioze ku sipas tij një nga shkaqet është edhe droga shqiptare.

Sipas Robertit përplasjet mes klaneve në Pulia, vijojnë prej 30 vjetësh me një bilanc prej 300 vrasjesh, prej të cilave  80%  kanë mbetur pa u zbuluar. Por shkaku i zgjimit të kësaj lufte të egër, duket se vjen nga Shqipëria. Behët fjalë për sasitë e mëdha të kanabisit, që mbërrijnë në brigjet italiane nga vendi ynë.  sinkron

Roberti: “Tani përplasja  ka shpërthyer rreth trafikut të drogës, veçanërisht të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes i madh që rrit orekset e klaneve dhe që mbi të gjitha nis nga Foggia, shkon përtej bregdetit Adriatik deri në zemër të Europës. Mafia foxhiane kohët e fundit ka forcuar strukturat e saj duke u bërë kështu një pjesë e Kamoras napolitane. Ne kemi rritur aftësitë investigative dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë “.

Shefi i antimafias italiane shprehet se duhet bërë më shumë punë duke kujtuar këtu edhe një vizitë të disa mujave më parë në Shqipëri një vende që sipas tij kultura e ligjshmërisë është ende shumë e vogël.

Roberti: “Ne duhet të bëjmë më shumë për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar lumenjtë e drogës që vijnë nga Shqipëria që është bërë tashmë një motiv sherri midis bandave mafioze në zonën e Pulias.  Ne shkuam në Shqipëri gjatë muajve të fundit për të kërkuar bashkëpunim, jemi takura në Romë me ministrin e Brendshëm shqiptar i cili ka premtuar bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë dhe për ta bërë këtë duhet të krijojmë një kulturë ligjshmërie që në atë vend është ende shumë e vakët. Kryeprokurori në Bari, Giuseppe Volpe, bën mirë të bëjnë thirrje për bashkëpunim më të madh nga qytetarët”

Dhe sigurisht për Robertin bashkëpunimi që italia kërkon ka nevojë për një hetim më efektiv.  Krimi puliez dhe në veçanti kjo formë e krimit në Foxhia ka qënë konsideruar si një mafia e tipit “B’, më pak e rrezikshme se  ‘Ndrageta apo Cosa Nostra”, që tashmë i kanë kaluar sipas autoriteteve italiane. Gjatë takimit që ka pasur me Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptare në shkurt të këtij viti Roberti deklaroi se autoritete e dy vendeve po hetojnë të gjejnë se pse është trefishuar sasia e drogës e kultivuar në Shqipëri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close