SHBA, shqiptari rrezikon 20 vjet burg për grabitje bankash
08/02/2013, 9:23
Përditesuar: 08/02/2013, 9:51

Gjykata Federale të Newark ka shpallur fajtor 30-vjeçarin shqiptar Shpend Mazari, për grabitjen e gati 500 mijë dollarëve në 2 banka të SHBA-së në vitin 2001.

30 vjeçari nga Puka, pranoi dje në Gjykatë se ishte autor i grabitjes së degës së TD Bank në Clifton më 2 nëntor 2011, dhe të TD Bank në Wllington më 30 dhjetor 2011.

Mazari përdorte emra të rremë si “Arlind Hyseni” dhe “Luie Belushi,” dhe është deklaruar fajtor për grabitje nga gjykata e Esther Salas.

Në dhjetor të 2011 Mazari pasi kisht hyrë në bankë me një pistoletë dhe duke mbajtur në kokë një maskë për ski kishte grabitur 182 mijë dollarë.

Ndërsa në grabitjen e nëntorit 2011 në bankën e Clifton, shqiptari ishte veshur me një kapele bejsbolli dhe një shall që mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës dhe kishte vjedhur 286 mijë dollarë.

Në lidhje me këto akuza Mazari rrezikon të dënohet me 20 vjet burg dhe një gjobë prej 250 000 dollarësh ndërsa vendimi i dënimit do të jepet më 20 maj 2013.

Ndërkohë 30-vjeçari Shpend Mazari është dënuar në Shqipëri me 25 vjet burg në mungesë për vrasje.

Komento