Arena - Selami sqaron nëse do të bëjë aleancë me LSI-në dhe nëse humb garën
06/07/2017 - 22:59

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e “Arena” në Ora News tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të koordinojë veprimet në opozitë, por nuk do të bëjë koalicion me të. Selami i pyet edhe nëse humb garën për kreun e PD-së.

Pjesë nga intervista:

Selami: Patjetër që do të koordinojmë veprimet, por unë nuk do të pranojmë aleancë parazgjedhore me të, sepse është e dhimbshme që ne si forca kryesore politike të shikojmë nga duart LSI-në dhe PS-në. Kjo duhet të marrë fund. Kur them që dua të fusë atë gjë, që mund të jetë edhe pak arbitrare, që kryetari i Partisë nëse nuk bëhet parti e parë, të largohet, pikërisht këtë lloj konkurrence duhet të fus. Është e pafalshme. Fraksionet do t’i lejojë.

Hila: Nëse nuk fitoni çfarë do të bëni?

Selami: Do të vazhdoj betejën time për demokratizimin e Partisë Demokratike.

Hila: Nuk do të largoheni në Amerikë?

Selami: Absolutisht! Amerika është pjesë e imja. Kthimi ka qenë i vështirë. Por ajo çka ia vlen është që të kem mundësi që t’i japë një model Partisë Demokratike që asnjë parti nuk e ka pasur. Duhet një forcë politike që të bëhet promotor për zhvillimin e vendit. Unë e kam parë si bëhet.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close