Gara për kreun e PD - Selami: Do ta rikthej PD në forcën që gjeneron sukses dhe progres
07/07/2017 - 11:32

Në vijim të turit të tij elektoral me demokratët Rrëshenit, Kurbinit, Krujës dhe Fushë Krujës për tu zgjedhur kryetari I PD, Eduard Selami siguroi se me zgjedhjen e tij në krye, demokratët do të gjejnë forcën për të marrë veten nga humbja e rëndë e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Selami tha se si kryetar i PD, ai do ta kthejë  PD në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Selami: Unë kam besim absolut se demokratët janë forca më progresive e Shqipërisë që gjeneron sukses edhe progres dhe këtë e kanë dëshmuar faktet. Prandaj, kjo më bën mua kaq krenar që jam demokrat dhe unë jam këtu që me energjine tonë, tia dalim dhe në këtë sfidë të ringritjes së PD.  Ne duhet ti rikthehemi edhe njëherë në forca që gjeneron sukses dhe progres, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Këtë vend e kemi humbur, unë jam këtu që sëbashku këtë t’ia rikthejmë PD dhe unë kam besim që sëbashku do t’ia rikthejmë.

 Selami siguroi se me atë kryetar PD do ti rikthehet respektimit të rregullave të brendshme të lojës dhe respektimit të statutit.

Selami: Strukturat dhe rregullat e lojës do të jenë në qendër, këto do të jenë gjërat të cilat do të jenë të palëkundura.

Selami tha se si kryetar i PD do të rikthejë PD në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ilir Zhilla i ftuar në Ora News

Close