Sekuestrimi i tokës në Jalë, Manjani: Bishti është më i rëndë se Sqepari!
17/02/2017 - 10:05

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me sekuestrimin e një sipërfaqeje toke prej 17 mijë metra katrorë në Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë me vlerë 1.7 milionë euro dhe që ishin përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara

“Policia zbatoi sot në mëngjes një urdhër të Prokurorisë, për sekuestrimin e tokës si produkt krimi. Por, bishti është më i rëndë se Sqepari!” shkruan Manjani në një postim në Twitter.

Sipas policisë toka ishte përvetësuar nga Murat Hysenaj  nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. 

56 vjeçari banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe policia njoftoi sot arrestimin e tij.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close