Temperaturat e ulëta - Sarandës nuk i zgjat shumë gëzimi për borën, probleme me ngricat
11/01/2017 - 14:07 Nga: Geraldi Bregu

Prej dy ditësh, qyteti i Sarandës është nën pushtetin e dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Dëbora e cila vjen në Sarandë që prej vitit 1985, në ditën e dytë ka shaktuar disa probleme.

Probleme janë shfaqur në orët e para të mëngjesit ku pothuajse çdo aks rrugor i qytetit ka qenë nën pushtetin e ngricave.

Kanë qenë punëtorët e Bashkisë Sarandë të cilët me mjete rrethanore janë munduar të largojnë akullin nga rrugët e trotuaret.

Problem mbeten akset rrugore të cilat janë në pjesën e sipërme të qyteti si edhe periferitë.

Qafa e Gjashtës ka hasur probleme në qarkullimin rrugor rreth orëve të mëngjesit po ashtu rruga që të çon në kalanë e Lëkurësit është aktualisht e bllokuar.

E bllokuar ndodhet edhe një pjesë e fshatit Metoq ku rreth 100 familje janë bllokuar për shkak të rrëzimit të një ure.

Bashkia Sarandë po mundohet që të shpërndaje ndihma për njerëzit në nevojë, ku deri më tani janë dhëna ndihma për 71 familje.

sarand-44 sarand-5 sarand-3 sarand

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Opposition’s protest, Fleckenstein: Boycott is not the right way for opposition

Close