Ndryshime në qeveri - Lëvizjet, Qeveria mblidhet nesër; Tahiri mohon dorëheqjen
11/03/2017 - 19:20

Pas lajmeve për ndryshime në kabinetin qeveria, qeveria pritet të zhvillojë një mbledhje të pazakontë gjatë së dielës (12 mars). Mbledhja është parashikuar për në orën 10:00 paradite.

Ashtu sikurse është paralajmëruar, të hënën pritet të lëvizin disa ministra, të cilët do të zëvendësohen me njerëz politikë të PS-së.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përfol sot në mesditë se kishte dhënë dorëheqjen por dy orë më pas Saimir Tahiri reagoi shkurtimisht në rrjetin social Facebook, duke mohuar që ta ketë dhënë apo tia ketë kërkuar kush dorëheqjen.

Tahiri: Për saktësim, as me ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të forte do jemi, sot e gjithmonë, bashkë.

Ndërkohë, pas lajmit për dorëheqjen e tij, ministri Tahiri u pa të drekonte në një nga restorantet e kryeqytetit me drejtuesit e policisë dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Pas drekës me drejtuesit e policisë, ministri Tahiri ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm dhe drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushatin dhe Mimi Kodheli.

Çfarë ndodhi sot orë pas ore 

Ora 19: 21- Qeveria mblidhet nesër në orën 10:00

Kryeministri Edi Rama mbledh nesër qeverinë në orën 10:00, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Mbledhja e qeverisë vjen pas lajmeve për lëvizjen në kabinetin e ministrave.

Ora 18:25- Kodheli, Bushati e Shalsi dalin nga Ministria e Brendshme

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe deputeti Eduard Shalsi janë larguar nga Ministria e Brendshme.

Ora 17:45 -Kodheli shkon te Tahiri 

 Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shihet duke u futur në mbientet e Ministrisë së Brendshme. 

Ora 17:02 Blushi: Rilindja po shkërmoqet, do kemi një Qeveri Septike

Për kreun e Partisë Libra, Ben Blushi, Rilindja po shkërmoqet dhe se sipas to të “kemi një qeveri septike”.

Ora 16:10- Tahiri: As me ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përfol sot në mesditë se kishte dhënë dorëheqjen por dy orë më pas Saimir Tahiri reagoi shkurtimisht në rrjetin social Facebook, duke mohuar që ta ketë dhënë apo tia ketë kërkuar kush dorëheqjen.

Ora 15: 58 Patozi: Dorëzimi i beftë i kryeministrit, të gjitha gjurmët çojnë në çadër

Për deputetin e Partisë Demokratike, çfarë do që të shkruhet në tekstin e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Tahiri nuk ka asnjë vlerë dhe sado sqarime të jepen sipas tij, do të jetë e pamjaftueshme për të shpjeguar dorëzimin e beftë të kryeministrit.

Ora 15: 33 Ora News: Pas Tahirit do ketë dhe ndryshime të tjera në qeveri

Brime nga Ora News bëjnë me dije se te henen kryeministri Edi Rama pritet të njoftojë ndryshime në qeveri

Pritet që ndryshimet të prekin kryesisht ministrat që janë edhe drejtues politikë në Parti. 

Ora 15: 30 Bushati hyn në Ministrinë e Brendshme ku shkoi dhe Tahiri

Saimir Tahiri është drejtuar në zyrën e ministrisë së  Brendshme dhe mësohet se aty ndodhet dhe ministri Ditmir Bushati.

Ora 14: 42 –  Ora News siguron foton e Tahirit duke drekuar me drejtuesit e policisë

E ndërsa perflitet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama ai ka drekuar me 15 drejtues të policisë.

Ora News ju sjell foto ekskluzive të kësaj dreke që po zhvillohet në një nga lokalet e Tiranës.

 

 

Makina e Saimir Tahirit duke drekuar me drejtuesit e policise / 11 mars 2017

Makina e Saimir Tahirit duke drekuar me drejtuesit e policise / 11 mars 2017

Makina e Saimir Tahirit duke drekuar me drejtuesit e policise / 11 mars 2017

Lëvizjet brenda qeverisë në 4 vite

Saimir Tahiri u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ardhjes në qeveri të koalicionit PS- LSI. Ai  është një nga ministrat më të sulmuar nga opozita, e cila e akuzon si të lidhur me krimin e drogën.

Nga ana tjetër një nga ministrat më të mbështetur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka vlerësuar për punën e tij në krye të policisë dhe reformat që ai ka ndërmarrë në këtë sektor.   

Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close