Fjalimi i parë si deputete - Hajdari: Mbi supe kam të kaluarën, por do merrem me të ardhmen
12/09/2017 - 21:11

Seanca plenare maratonë e kësaj të marte (12 shtator)  për Rudina Hajdarin nuk ka qenë e njëjtë si për kolegët e saj në Kuvend, përfshirë edhe ata që kanë mandatin e parë si ajo.

Pikërisht 19 vjet pasi babai i saj, lideri i demokracisë Azem Hajdari u ekzekutua nga dora mafioze, ajo mbajti fjalimin e parë në foltoren e Kuvendit, duke vijuar kështu trashëgiminë politike të të atit.

Por edhe pse me një ngarkesë të madhe mbi supe, Hajdari është e prirur të shoh nga e ardhmja dhe këtë mesazh u përcolli kolegëve në Kuvend.

Hajdari: Jam e nderuar që jam pjesë e parlamentit shqiptar si një deputete e re. Dua tu bëj një gjë të qartë, unë vërtet mbart mbi supe të kaluarën por është detyra ime të projektoj të ardhmen e Shqipërisë.Unë jam bija e Azem Hajdarit dhe jam e rrënjosur në PD. Por jam dhe një figurë e re politike që shkon përtej diferencave mes të majtës dhe të djathtës. Gjatë veprimtarisë time politike unë do të merrem me të ardhmen e këtij vendi dhe jo të kaluarën. Ju siguroj që do të mbaj linjën e ideologjisë së djathtë të PD, por edhe do të gjykoj strategjikisht çështje që i përkasin interesit kombëtar.

Pas 26 vitesh mund të them akoma me trishtim që akoma kemi shumë punë për të bërë.Opozita dhe pozita janë shumë ndryshe në karakter, indentitet dhe prioritetet që kemi. Por jemi të njëjtë në ndërtimin e përbashkët të klasës politike për tu sjellë qytetarëve standartet e mirëfillta të një demokracie europoiane. Kam bindjen se kemi nevojë për një rimëkëmbje të frymës së re demokratike. Duhet të luftojmë fort për integrimin europian, mirëqënien sociale dhe demokratizimin e strukturave të shtetit.

I kërkoj qeverisë Rama një plan konkret në luftimin dhe kontrollimin e krimit të organizuar.Unë dhe PD nuk do të ndalojmë derisa të godasim dhe eleminojmë çështjet e krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri. Nuk di nëse diplomacia ekonomike është bllokuar nga ju sepse keni bërë zero investime në infrastrukturën e transportit që nevojitet për lidhjen me tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.Dua të theksoj që jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit dhe shpresoj që prezenca ime në këtë sallë do të sjellë lehtësimin e plagëve të kaluar dhe shpresoj të jetë një hap simbolik për dëshirën e madhe të mbylljes së tranzicionit politik shqiptar.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim orientim says:

    nese populli vlerson gjeneratat e reja te ardhmen do ta ket perpara ,sepse keto ndihen te paster nga e kaluara ,e tashmja duhet ti ruajm te pastert per te ardhmen dhe po keto gjenerata i mjaftoje shqiptareve per te ardhmen ,keto duken tek shprehja sencibilizimi [angazhimi]dhe veprimi tyre per kombin tone nuk ka rendesi kujt i perket renesia eshte cfare thot,i ftoj bashkombasit e mije ti vlersojne dhe perkrahin sepse ne to gjinden mundesite nuk jan pak i kemi te shumet ne cdo fushe pore nuk vlersohen perfillen ndihmohen nuk u hapen rruget e mundesive e bashke me to bllokohet dhe nje masivitet i gjere njerzish mbasi padrejtesit korrupsioni po na zvoglon frymarrjen gjitheve

Komento

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close