Patrullë dhe radarë - Ruajtja e bregdetit, policia në plazh me biçikleta dhe motoçikleta
30/07/2017 - 14:52 Nga: Manjola Hasa

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në zonat e bregdetit dhe në terësi në ato turistike do të bëhet nga efektivë të policisë të cilët do të patrullojnë me motoçikleta dhe biçikleta. Policia e shtetit bën me dijet se janë angazhuar 100 patrulla në zonat turistike, dhe kjo me qëllim që lëvizja të jetë me efikase pasi automjetet do të shkaktonin shqetësime për pushuesit.

Ruajtja e rendit në zonat bregdeare nuk do të garantohet më vetëm prej patrullave të policisë që shpesh jemi mësuar të shikojmë, efektivë të policisë me uniformë dhe automjete.

Tashmë në terren kanë zbritur forca të rendit me motoçikleta dhe biçikleta, për të qënë më efikasë dhe për të siguar kështu një patrullim më të shpeshtë të zonës së  bregdetit, ku automjetet është e vështirë të lëvizin, por dhe për shkak të shqetësimit që makina u sjellin pushuesve.

Për këtë qëllim janë angazhuar 100 patrulla policie me biçikleta si dhe 30 me motoçikleta.

Ndërkohë vihet në dukje se aksi Shkodër-Lezhë vijon të ketë shumë ngarkesë që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.

Në këto akse rrugore, Policia Rrugore  po kryen kontrolle  me radar  në versionin “autmomatik”për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë  tej limitit të lejuar duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia bën të ditur se në Shqipëri kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close