Situata në Llogara - Rinis bora, rruga nga Dukati në Palasë e pakalueshme nga akulli
11/01/2017 - 9:33 Nga: Jerola Ziaj

Reshjet e borës që kanë rinisur sërish në zonën e Llogarasë mëngjesin e sotëm kanë bërë që rruga të jetë e pakalueshme nga zona e Dukatit në Palasë.

Edhe pse borëpastrueset janë në krye të detyrës dhe po punojnë për pastrimin e rrugës, temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica të shumta duke vështirësuar punën.

Prezenca e akullit shton dhe rrezikun për automjetet, qarkullimi i të cilave është bllokuar për momentin.

Policia gjendet e stacionuar ne pikat e rrezikut, per te shmangur kalimin e mjeteve.

Ndërkohë Ministria e Transportit bën me dije se nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësohet se pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Balla: Komisioni për CEZ vazhdon pavarësisht bojkotit të PD-së

Close