Ringjallja e Krishtit, pashkët kremtohen edhe në Sarandë
16/04/2017 - 9:45 Nga: Geraldi Bregu

U mbajt në Sarandë ceremonia e ringjalljes së Krishtit. Qindra qytetarë të Sarandës dolën nga shtëpitë e tyre dhe i’u drejtuan kishes “Shën Harallbi” për të mare pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së dritës.

Në orën 12drita u shpërnda nga at Gjergj Gjata dhe at Pandeli Sotiri. Besimtarët nxituan të merrnin flakën e shenjtë për ta çuar në shtëpitë e tyre. Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe personalitete të ndryshme si ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, kryetarja e bashkisë Sarandë Florjana Koka e cila dha edhe urimin për qytetarët

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe banorë të rrethinave më së shumti minoritarë grek si edhe emigrantë të ardhur në qytet së fundmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close