Ceremonia - Ringjallja e Krishtit, Pashkët festohen në të gjithë Shqipërinë
16/04/2017 - 10:12

Kremtimi i festës së pashkëve dhe ringjallja e Krishtit është festuar në të gjithë vendin. Besimtarë të shumtë ishin pjesë e meshave në Lezhë, Sarandë, Shkodër, Fier dhe Korçë ku janë përcjellë edhe mesazhe të veçanta për të gjithë njerëzimin.

Besimtarët katolike dhe ortodoskë në të gjithë vendin kanë kremtuar pashkët. Nën flakën e qirinjve ata kanë shpreh lutjet dhe dëshirat e tyre.

LEZHË

Në Lezhë katedralja e “Shën Nikolli” priti besimtarët mbrëmjen e së shtunës për të ndjekur meshën e shënjtë në vigjilje të ringjalljes së krishtit.

Besimtarët katolike përcollën dritën e përjetshme që vjen nëpërmjet hyjit, ndërsa arqipeshkvi i dioqezës së Lezhës Monsinjor Ottavio Vitale përcolli mesazhe paqeje dhe lutje për sheshimin e disa problematikave sikur korrupsioni.

E gjitha ceremonia e ritit fetar në Lezhë është monituar nga forcat e policisë.

SARANDË

Kisha e “Shën Harallbi” në Sarandë shpërndau dritën në orë 24:00 nga At Gjergj Gjata dhe at Pandeli Sotiri.

Besimtarët morën flakën e shënjtë për të dërguar atë na shtëpitë e tyre. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, kryetarja e Bashkisë së qytetit Florjana Koka, e cila përcolli edhe urimin për qytetarët.

KORÇË

Të shkojmë kudo ku ka errësirë për të përhapur dritë, ka qënë lutja kryesore e mbërritur nga besimtarët korçarë.

Besimtarët në këtë festë kanë shkëmbyer edhe vezët e pashkëve mes njëri -tjetrit dhe përcjellë urimet për shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve. 

SHKODËR

Secili mund të jetë bashkëpunëtori për paqen nëse ka zotin dhe paqen në zemër. Ky ishte urimi i Arqipeshkvi Shkodër-Pult dhe kryetari i Konferencës Ipeshkvonore, Anxhelo Masafra. Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit”

FIER

Mes urimeve dhe festës kanë kaluar natën e ringjalljes së Krishtit edhe besimtarët në Fier. Ata ndoqën meshën në Kishën e Shën Gjergjit. Besimtarët oretodoksë janë lutur për më shumë paqe dhe mirësi mes tyre.

VLORË

Qindra besimtarë festuan edhe në Vlorë teksa kanë ndjekur meshën e ringjalljes në Kishën e Theodhorit.

LUSHNJE

Besimtarët e Lushnjes kanë kremtuar pashkët në Kishën Ortodokse të Shën Premtes dhe në Kishën Katolike të Shën Palit. Ndërsa mëngjesin e sotëm në të dyja këto shtëpi të zotit u shkëmbyen vizita nga drejtues të pushtetit vendor.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close