Tiranë - Rikonstruktohet Shkolla e Baletit, gati të presë 230 artistët e rinj
12/08/2017 - 15:51

 Në shtator, kur nis edhe viti i ri shkollor,  230 artistët e rinj, nxënës të Shkollës së Baletit në Tiranë, do të mësojnë në një godinë moderne dhe me mjedise të rikonstruktuara.

 Ky institucion arsimore kishte një godinë të amortizuara, dhe nxësnit ishin të detyruar të zhvendoseshin në shkolla të tjera. Punimet janë drejt fundit, dhe kryebashkiku Veliaj u shpreh optimist për ecurinë e deri tanishme.

“Kur prindërit shikojnë se nuk janë më kushtet spartane janë shtuar regjistrimet”

 Pavarësisht se në këtë shkollë janë diplomuar artistë që kanë shkëlqyer në skenat e Shqipërisë dhe në botë, shkolla sipas Veliaj ishte lënë në gjendje të turpshme.

 Është shumë kollaj të thuash “o sa mirë me qenë shqiptar”, por t’i lësh shkollat tona në gjendjen që i gjetëm para dy vitesh, është vërtet turp. Unë besoj se mund të themi “o sa mirë me qenë shqiptar” kur secili ka bërë detyrën e tij”. Kemi ofruar një shkollë jashtëzakonisht dinjitoze, komuniteti gjithashtu ka përfituar një hapësirë e cila do të jetë për koncerte, për aktivitete, për shfaqje, që mund të përdoret gjithashtu edhe nga komuniteti në kohën e lirë dhe besoj i ka shtuar vlerën gjithë kësaj zone”, u shpreh ai.

Sipas bashkisë së Tiranës vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të amfiteatrit dhe sistemimit të mjediseve të jashtme të shkollës, duke krijuar një hapësirë të denjë në shërbim të komunitetit. Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tregtarëve të cilët janë vendosur pranë oborrit të shkollës, që të zhvendosen në tregjet e licencuara nga Bashkia e Tiranës. ”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close