Në 24 orë - Gjermania dhe Franca kthejnë në shtëpi 157 azilkërkues shqiptarë
23/08/2017 - 18:57

Gjermania dhe Franca po kthejnë në Shqipëri të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil për motive ekonomike apo shëndetësore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rinas janë ulur 3 chartera me shtetas shqiptarë të kthyer nga  këto dy vende të BE-së.

Policia e Shtetit bën me dije se janë riatdhesuar 157 shtetas. Nga këta, 131 janë kthyer nga Gjermania dhe 26 nga Franca.

Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.

Policia e Shtetit  thekson se po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e BE-SË.

Sipas saj, masat shtesë të marra në fillim të muajit gusht kanë sjellë një rënie të shtetasëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

Policia e Shtetit i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

“Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së” përfundon mesazhi i policisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close