Sfidon LSI-në nga Puka - Ndreu: Pas 18 qershorit Rama Kryeministër, PS mbi 71 deputetë
20/03/2017 - 12:50 Nga: Elvis Hila

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i shoqëruar nga deputeti socialist Pjerin Ndreu, ishte në Pukë dhe Fushë Arrëz ku u takua me të rinjtë. Bushati u ndal te reforma në drejtësi, ku tha se PD po tenton ta bllokojë dhe ta fusë vendin në një ngërç politik.

Në një takim me të rinjtë socialistë të Pukës dhe Fushë Arrëzit, Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe deputeti Pjerin Ndreu u kërkuan të bëjnë dieferencën mes të majtës që do reformën në drejtësi, dhe opozitës që e ka bllokuar.

Ministri Bushati tha se PD po synon ti fusë shqiptarët në një ngërç politik.

Bushati: “Shqipëria është përball dy alternativave. Njëra alternative është 18 qershori dhe alternative tjetër 18 shkurti. 18 qershori, për të cilin ne po punojmë do të thotë të përsërisim një kontratë me qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të thellojmë reformat dhe të afrojmë Shqipërinë më Bashkimin Evropian”.

Deputeti Pjerin Ndreu shprehu bindjen për fitoren e PS më 18 qershor dhe krijimin e një qeverie me Edi Ramën Kryeministër.

Ndreu: “Të jemi bashkë në një fitore të madhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë me 18 qershor, me Edi Ramen Kryeministër, me qeveri plotë të Partisë Socialiste dhe me një shumicë dermuese në grupin parlamentar me më shumë se 71 deputet. Ky është një zotim që ne e kemi marrë në Pukë, në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë”.

Dhjetëra të rinj në Pukë u angazhuan për kontribut në fushatën e pritshme elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close