Raporti i DASH: Shqipëria, vend tranzit për narkotikët
06/03/2013, 11:38
Përditesuar: 06/03/2013, 17:04
" frameborder="0" allowfullscreen>

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend tranzit për narkotikët dhe një destinacion për lëndët narkotike, si kanabis, heroinë dhe kokainë por nuk është prodhuese thelbësore substancash narkotike. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që titullohet Raporti për Strategjinë Ndërkombëtare për Kontrollin e Narkotikëve.

Gjithashtu vendi ynë është një vend burimi për kanabisin për vendet e BE.  Edhe pse raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, DASH, kritikon rëndë burokracitë e sistemit gjyqësor, duke evidentuar shkallën e ulët të atyre që janë dënuar.

“Megjithë rritjen e konfiskimeve, burokracia e rëndë edhe instuticionet e dobta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, dënimet rezultojnë të pakta” shkruan raporti.

Nga 726 arrestime, për 2012, prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për 149, e ndërsa janë dërguar në gjykata vetëm 46 raste. Po sipas raportit gjykata e krimeve të rënda të shkallës së parë në vitin 2012 ka dhënë 56 dënime për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit shqiptar, shkruan DASH tregon në statistikat për vitin 2012 rritje në kapjen dhe arrestimeve të personave që trafikojnë lëndë narkotike.

“Provat, sipas raportit, tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jetë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikate pararendës, apo drogave sintetike thuhet në raport.

DASH shkruan në raport se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën institucionale dhe përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i kufijve dhe reformën në sektorin gjyqësor.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *