Aksident në Elbasan - “Range Rover” përplas biçikletën dhe dy mjete në parkim, 1 i vdekur
29/03/2017 - 17:46 Nga: Belinda Ruçaj

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua në orët e pasdites në bulevardin “Aqif  Pasha”  të Elbasanit.

Një mjet tip Range Rover me targa AA444PD ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, duke e vënë poshtë rrotave.

Mjeti ka marrë përpara dhe dy automjete që gjendeshin në parkim, një Golf me targa AA 707PC dhe mjetin me targa AA 186 NE.

Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur drejtuesi i biçikletës, Ardian Rika, 35 vjeç.

Blutë kanë bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të mjetit me iniciale A.S 44 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close