Koalicion me qytetarët - Rama: Vota masive e 25 qershorit na mbush me përgjegjësi
17/07/2017 - 22:21

Krijimi i një koalicioni me qytetarët do të jetë ndër hapat e parë të kryeministrit Edi Rama, pas fitores bindëse të 25 qershorit. Gjatë një takimi me qytetarët e Beratit, Rama tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur halle e qytetarëve, është që të njihet me to, duke shfrytëzuar komunikimin në kohë reale. Rama thumboi edhe krerët e partive të vogla, që sipas tij nuk dinin të bënin asgjë përvecse të dilnin në televizor.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve të Beratit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjidhja për të gjitha problemet do ta ketë pikënisjen në krijimin e koalicionit me qytetarët, duke shfrytëzuar komunikimin në kohë reale. 

Nëpërmjet batutash, kryeministri thumboi partitë e vogla, që sipas tij vetëm parti nuk janë.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Beratit, Rama tha se nuk e sheh rezultatin e 25 qershorit si fitore, por si përgjegjësi më të madhe për të mos shpërdoruar besimin e shqiptarëve.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Goni says:

    Po ca vote masive kur trecereku I popullit skane votuar ca po thua.Por ju o burra se eshte 4 vjecari I fundit sa me shume rendiment ne …..

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close