Rama prezanton kandidatët në Berat: Era e Rilindjes do zprapsë hijen e së shkuarës
11/06/2013, 18:04
" frameborder="0" allowfullscreen>

Nga kryeqyteti, Kryesocialisti sëbashku me skuadrën e tij e ka përmbyllur aktivitetin elektoral të së martës në një miting madhështor në qytetin e  1001 dritareve, Beratin, ku ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë. Gjatë fjalës së tij Rama kërkoi votën e beratasve  në mënyrë që era e Rilindjes të fryjë fuqishëm edhe në Berat.

“Për rilindjen që duam për ëndrrën e qytetit të 1000 dritareve që më 23 qershor do të hapen për të futur brenda erën e rilindjes. Era e rilindjes do të hyjë në çdo shtëpi, në çdo rrugë, do prekë çdo fushë dhe rilindja do vijë me restaurimin e gjithë Beratit të vjetër, me kalldrëme në çdo pjesë të Beratit, me fushat e mbjella ku do të ketë ujë në çdo parcelë. Me prodhimin që do krijojë mirëqenie dhe jo mbijetesë. Me shkollat, kopshtet dhe sheshet që do rrisin qytetarët e lirë të BE. Kundër varfërisë, papunësisë kundër taksave që i marrin frymën shtresës së mesme do të fryjë e fortë era e rilindjes”, tha Rama.

Ashtu si edhe për zonën e tij elektorale Vlorën, edhe për Beratin kreu i PS ka premtuar se do bëhet puna që nuk është bërë në 20 vite.

“Era e rilindjes do shkulë të keqen që e ka mbërthyer prej fyti këtë popull. Rilindja që duam do ta lidhë Beratin jo vetëm me Tiranën me një rrugë ashtu siç e meriton, por me një rrugë që do mbushet më shumë me turistë, një rrugë që nuk do ndalet këtu për të dalë tek tre urat, do jetë Berati një qendër e re ku vijnë erërat e perëndimit, era e rilindjes do sjellë zhvillimin e ekonomisë së këtij qyteti, është e pa mundur që unë t’ju shpjegoj se çfarë fati është të gjendesh këtu dhe të shohësh atë që shikojmë nga kjo tribunë. Është tribunë e një përgjegjësie dhe privilegji të madh për t’i shërbyer gjithë njerëzve të këtij qyteti dhe qarku, nga Skrapari në Berat, në Kuçovë e në çdo fshat”, tha ai më tej.

Kryesocialisti Rama i ftoi qytetarët e Beratit të vendosin për Shqipërinë ku duan të jetojnë me votën e 23 qershorit.

Rama: Tirana, prova për punën që do të bëjë qeveria socialiste pas 23 qershorit

Tirana do të jetë prova e parë e cilësisë së qeverisjes socialiste pas 23 qershorit. Kështu deklaroi lideri i selisë rozë ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Unazës së re në Tiranë.

Kreu i PS, Edi Rama, garantoi komunitetin e asaj zone se do të luftojë natë-ditë për të çuar ujin në çdo banesë.

“Nuk kam dëshirë të flas për vetën, por po të dhuroj kopjen e programit që ta shohësh në detaje. E kemi ndërtuar për të zgjidhur problemet elementare. Nuk është një program për t’ju treguar përralla, për t’ju marrë votën dhe pastaj për t’ju kthyer kurrizin. Me ekspertë vendas dhe të huaj kemi arritur në ato konkluzione. Unë e kam bërë një punë për të cilën jam krenar, le të thonë çfarë të duan. Tiranën nga një rrëmujë me plehra e me kioska e ktheva në formën e një qyteti dhe të një kryeqyteti evropian. Po të marr vetëm një çështje, që nuk e them asnjëherë se me vjen turp. Çështjen e ujit. 20 vjet në fushatë do t’ju sjellim ujë, sikur do sjellin ar nga hëna. Uji është këtu. Kudo ku shpon ka ujë. Pyetja është pse e kanë penguar ujin që të vijë se uji është këtu. Betejën për të çuar ujë në çdo shtëpie e parcelë do ta kemi betejë ditë e natë, deri kur të mbarojë kjo histori” tha ai.

Në bashkëbisedimin me banorët, Rama sulmoi taksën e sheshtë të PD, të cilën e cilësoi taksën e rrjepjes së popullit. Ai i siguroi banorët se qeveria socialiste do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve, do të lehtësojë bizneset e vogla dhe to t’i japë zgjidhje çështjes së legalizimeve.

“Taksa e sheshtë është taksa e rrjepjes së zotit. Nuk është siç thotë ai, që është njëlloj, është e kundërta që mësuesja të paguajë më shumë taksa se Saliu. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe nga kjo do përfitojë dhe socialisti dhe demokrati. Nga ky përfitim çfarë do bëjë demokrati, do shkojë të votojë për të mbajtur në punë Saliun dhe do vazhdojë të paguajë taksa derisa ta mbylli dyqanin, apo do shkojë të votojë për PS që do ti heqë taksën. Programi ynë është një program që bashkon. Është një program që ul taksat për 95% të shqiptarëve. Nëse nisesh nga qenia jote qytetar, voton programin e rilindjes, nëse nisesh nga qenia anëtar i PD vazhdo mbaj Saliun në qafë dhe në qafë paç veten. Numri 29 është numri i çlirimit, të çlirojmë edhe Berishën nga antiplumbi”theksoi Rama.
Lidhur me transportin, Kryesocialisti tha se qëllimi i qeverisë socialiste është që të ketë transport kudo ku ka më shumës e 20 minuta në këmbë.

Në përfundim kreu i PS-së ftoi banorët që të dyfishojnë dhe të blindojë votën e tyre të 23 qershorit.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *