Kukes - Rama demokratëve: Ata të rrinë në çadër ne do ju përfaqësojmë
21/04/2017 - 16:35

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi u bëri thirrje demokratëve të votojnë për PS-në pasi kjo parti do i përfaqësojë denjësisht.

Rama: Unë e di shumë mirë që këtu në Kukës ka shumë shokë, shoqe, miq, kushërinj, komshinj të cilët janë sot të mërzituar. Janë të mërzituar sepse partia ku prindërit e tyre besuan dhe duan të besojnë është ngujuar në një çadër. Është ngujuar në një çadër jo për lirinë, jo për demokracinë, jo për atë republikën e re por është ngujuar në një cadër sepse ka frikë nga drejtëisa. Frika është këshiklltari më i keq i njeriut. Por frika nga drejtësia është udhërrëfyesi më i keq i një politikani. Politikanë që kanë frikë të përballen me drejtësinë nuk i duhen dreqit, jo më popullit. Thuajni miqve tuaj, shokëve të klasës, shokëve të lagjes, shokëve të fshatit që nuk kanë besuar dhe nuk besojnë të PS, se në kushtet kur PD do të ngujohet në çadër dhe nuk do të vijë në zgjedhje ne do të marrim përsipër barrën që ti përfaqësojmë edhe ata.

Rama i bëri thirrje të rinjëve kuksianë që vota e tyrë në 18 qershor do të jetën jë votë për të marrë hak për padrejtësitë që i janë bërë.

Rama: Vota e 18 qershorit për të gjithë ju, votuesit për herë të parë është votë për të marrë hak për padrejtësitë që i janë bërë prindërve tuaj, çdo votues i parë në 18 qershor ka detyrimin të votojë për të marrë hak. Vota e 18 qershorit do të garantojë që jeta juaj pas 10 vjetësh të jetë shumë herë më e mirë, përndryshe jeta juaj do të jetë më e keqe nëse ne kthehemi prapa.

Rama: Po nuk dolën nga çadra të pushohen nga puna

Rama: Nëse ata që janë në çadër nuk kanë burrërinë të dalin në zgjedhje ata duhen pushuar nga puna sepse janë votuar për të punuar dhe jo që me votat e zgjedhëve të bëjnë të pamundur drejtësinë. Nuk janë votuar për këtë. Partinë socialiste sepse PS jo vetëm është forca udhëheqëse por është garancia  e çdo shqiptari pa dallim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close