Zyra operacionale e situatave - Kanabisi, Rama: Të pamëshirshëm, do t’i vendosim kapakun kësaj historie
07/07/2017 - 12:41

Të pamëshirshëm me këdo që shkel ligjin dhe luftë të pandërprerë kundër kanabisit për ta mbyllur një herë e mirë kapakun e këtij fenomeni të shëmtuar. Në takimin me strukturat e policisë si dhe përfaqësuesit e Guardia di Financës kreu i qeverisë shqiptare  tha se zbatimi i përpiktë i strategjisë antikanabis do të rezultojë një histori suksesi në fund të sezonit duke mos mohuar se ka pasur drejtues policie që kanë bashkëpunuar me kultivuesit.

Rama: Ajo që ne jemi të vendosor që të bëjmë është ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumë vjeçare dhe 2017 ta bëjmë vitin e vënies së kapakut në këtë histori të shëmtuar.

Në mbështetje të realizimit të kësja strategjie Guardia di Financa garantoi bashkëpunimin duke rritur orët por edhe periudhën e monitorimit nga ajri.

Luca De Paolis, komandant i Guardia Di FinancësKëtë vit orët e fluturimit do të jenë 30% më shumë krahasuar me vitin 2016. Deri më sot janë kryer 16 misione fluturimi për 37 orë. Edhe tani që poflasim avioni ynë është duke kryer mision ajor në Shkodër. Laboratori i analizimit të dhënave të marra gjatë fluturimeve është operativ dhe është pranë drejtorisë së policisë këtu në Tiranë.

Kreu i Policisë së Shtetit Çako garantoi se kjo betejë nuk do të kursejë askënd pavarësisht pozicionit.

Çako: Mbetemi të vendosur të ndëshkojmë administrativisht por edhe penalisht këdo që shkel ligjin në zbatim të detyrimeve në këtë prioritet pavarësisht nga statusi ose pozicioni që mban

Sipas policisë shqiptare nga 27 fluturime që Guardia di Finaca dhe policia shqiptare kanë kryer që nga 15 maji deri tani janë evidentuar vetëm 7 raste kultivimi me kanabis sativa.

Në mars të këtij vitit qeveria shqiptare prezantoi strategjinë antikanabis duke premtuar ti japë fund këtij fenomeni.

Pjesë nga fjala e Ramës

Rama: Unë dua të përgëzoj në radhë të parë kapacitetin e menjëhershëm reagues të policisë së shtetit ndaj shfaqjes së çdo elementi pavarësisht nga niveli i përgjegjësisë brenda policisë që ka rezultuar pasiv në rastin më të mirë dhe i përfshirë në rastin më të keq në mbylljen e syve ndaj shfaqjes së fenomenit në të gjitha territoret e mbjella vitin e shkuar të cilat jaën konsideruar vende krimi dhe ku përsëritja e të njëjtit krim është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që janë ngarkuar me patronazhimin e këtyre territoreve. Në këtë aspekt dua ta inkurajoj fuqimisht drejtorin e Policisë së Shtetit edhe drejtuesit e tjerë që të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo elementi që shfaqet pasiv lërë më pastaj i përfshirë në mos njoftimin e menjëhershëm të fenomenit në rast se ai del në sipërfaqet ku këta elementë janë të detyruar të marrin informacion të përdirtësuar.

Do ti jepet fund historisë së kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë

Rama:  Baza e planit kombëtar të luftës kundër kanabisit është solide dhe zbatimi pikë për pikë i kësaj baze në letër është një shembull i qartë që nëse do të vazhdohet me këtë vendosmëri me këtë ritëm dhe me këtë vëzhgim të përditshëm që shoqërohet me reagime të menjëhershëm me siguri që në fund të sezonit ne do të themi me plot gojën që ia dolëm të përmbysim situatën dhe të fendosim fjalën “fund” në historinë e kultivimit  në shkallë të gjerë të kanabisit

Lufta kundër kanabisit do të kthehet në një histori suksesi

Rama: Kjo është një luftë e cila nuk mbyllet siç mbyllet historia e një sëmundje pas një operacioni, por ajo që ne jemi të vendosor që të bëjmë është ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumë vjecare dhe pastaj të luftojmë fenomenin në nivele marxhinale ku mund të shfaqet në zona të thella. Është inkurajuese gjithë baza e të dhënave sot për kontrollet për asgjesimet si dhe kryesorja që ka të bëjë me thelbin e planit për parandalimin. Në esencë është një operacioni i përbashkët me partnerët tanë italianë, mes dy qeverive dhe ashtu si ka rezultuar mes takimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe atij italian mundësia për ta kthyer në një histori suksesi është në dorën tonë.

Lufta kundër kanabisit, Çako: Këtë vit 30% fluturime më shumë

Çako: Me skuadarën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajrore në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më  shumë fluturime se viti i kaluar deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Gjithashtu gjatë këtij viti po kryhet monitorim nga ajri me helikopter të policisë. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe  jaën konstatuar vetëm 7 raste.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close