Përrenjas - Rama: Sot jemi gdhirë në një Shqipëri tjetër
18/06/2017 - 13:54

Kryeministri Edi Rama tha se sot shqiptarët janë gdhirë në një Shqipëri tjetër dhe këtë, kreu i qeverisë e bazon se nisja zyrtarisht e ngritjes së institucioneve të reformës në drejtësi.

Gjatë një takimi elektoral në Përrenjas, Rama kërkoi votën e tyre për t’i dhënë fuqinë që i duhet Partisë Socialiste për të qeverisur.

Rama: Shumë shpesh e kam dëgjuar pyetjen se pse nuk është dënuar asnjë politikan në Shqipëri. Sot është dita për të ripërsëritur që çerek shekulli, pallati i drejtësisë u pushtua nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Marrveshja e heshtur mes politikanëve dhe gjykatësve ishte e heshtur; unë të zgjedh ty, ti bëj çfarë të duash me popullin dhe kur të vij unë më nxirr hero. Gjykatës dhe prokurorë me integritet, ata që do të dalin të pastër, ata do të jenë nesër në pallatin e drejtësisë pa i pasur borxh asnjë politikani, sepse do të jenë aty fal meritës së tyre. As politikanët nuk janë njësoj, as gjykatësit nuk janë njësoj.

Ka Shqipëria gjykatës dhe prokurorë të ndershëm, të cilët janë të çliruar nga sistemi kriminal. Ata do të jenë në gjendje t’i japin këtij populli drejtësinë e munguar. I them të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh, nëse sot jemi gdhirë në një Shqipëri tjetër sepse ka filluar rruga e zbatimit të reformës në drejtësi shpjegohet vetëm me një arsye; atdhedashurinë dhe vendosmërinë e PS-së. Asnjë parti tjetër nuk guxoi t’i hynte detit në këmbë. Ne kemi ndërmarrë reforma që janë baza për të ndërtuar shtëpinë e shtetit modern shqiptar.

Ju e shikoni këto ditë që ka filluar një konflikt i rëndë çjerrjesh. Është një konflikt për interesa personale, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë që duam ne. Ne nuk jemi në konflikt me partitë e tjera, jemi në konflikt me sistemin që duam të reformojmë. Na jepni fuqinë për të qeverisur. Ne nuk luftojmë për të patur pushtet të madh për vete.

Ne zgjodhëm rrugën tjetër dhe bëmë një marrëveshje historike, sepse e para i përfshiu gjithë shqiptarët në procesin demokratik, e dyta vendosi gurin e themelit mes qeverisë dhe opozitës dhe e treta, tregoi që PS vërtetë mbron interesat tona si parti por kur është puna për vendin vendos Shqipërinë mbi partinë. Kur ju themi na jepni fuqinë që ta mbajmë vet timonin, në mënyrë që të ecim drejt dhe më shpejt me reformat.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close