Rama shpërndan 200 legalizime në Kukës
21/04/2017 - 19:31

Në qarkun e Kukësit kryeministri Rama shpërndau 200 leje legalizimi dhe brenda pak kohësh sipas tij ky proces do të mbyllet për këtë qark. Rama tha se ndryshe nga qeveria e shkuar  kjo qeveri ka leglaizuar 93% të objekteve që janë shtëpi banimi.

Rama: Në momentin kur shtëpia legalizohet, nga një kapital i vdekur, tullash, llaçi, tjegullash, kthehet në një kapital të gjallë. Shtëpia nuk është më një strehë për t’u mbrojtur nga shiu, apo për të kaluar natën, por një kapital që çdo familje mund ta përdorë, duke filluar nga shitja, duke vazhduar me marrjen e një kredie në bankë, ku shtëpia vendoset si vlerë. Në 2 vjet e gjysmë mbasi ka filluar procesi, mbasi i vumë bashkë të gjithë dokumentet e dosjet, kemi arritur sot në 130 mijë legalizime. Nga këto 130 mijë, 93% janë shtëpia.

Rama qetësoi të gjithë ata që nuk e kanë marrë lejen e legalizimit sepse qeveria e tij është e vendosur për ti shkuar deri në fund këtij procesi.

Rama: Ky proces do të shkojë deri në fund, deri kur të legalizohet shtëpia e fundit në Shqipëri.

Kryeministri tha se procesi i legalizimit është bërë me i lehtë pasi Aluzini shkon tek qytetarët pa asnjë kosto shtesë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close