Zgjedhjet 2017 - Rama: Reforma në drejtësi rrezikohet çdo ditë nga Luli e Petriti
19/06/2017 - 16:57

Nga Kashari ku ishte për fushatë elektorale kryeministri Edi Rama sulmoi kundërshtarët e tij politik, PD e LSI-së

Rama kërkoi votën për PS-në si e vetmja parti e aftë për shtetndërtim por dhe për zbatimin e reformës në drejtësi e cila sipas tij çdo ditë është e rrezikuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i LSI-së Petrit Vasili.

“Reforma në drejtësi është rrezikuar çdo ditë nga ty (Lulzim Basha) e nga Petriti (Petrit Vasili). Nëse doni të garantojmë reformën në drejtësi deri në fund duhet kokëfortësia e PS,” tha Rama.

Duke sqaruar se s’kishte luftë politike me ata që i ka aleatë deri më 23 qershor Rama thumboi LSI-ne si parti e cila në 4 vitet e qeverisjes e kishte pasur mendjen tek tepsia e jo tek  reformat.

Rama tha se PS eshte e vetmja që mund te beje shtet.

 “Kemi filluar për bëjmë përmirësime në pjesën e administratës publike lart, por pjesa e shërbimeve për njerëzit, hipoteka, patentat, kolaudimi, licensat, kontrollli, historia është tmerr. Po ua them copë, po nuk na dhatë fuqinë që të kemi ne timonin e qeverisë pa qenë të detyruar të ulim të tjerë në prehër, nuk bëhet dot kjo. Nesër mos hajdeni të ma kërkoni. Asnjë Kryeministër sado i gjatë të jetë, asnjë parti sado fituese të jetë nuk e çon dot tepsinë e pushtetit për skrap nëse i duhen të tjerë që në fakt pushtetin e duan vetëm për tepsinë jo për Shqipërinë. Kjo e Shqipërisë është loja. Ata e kanë problemin me tepsinë, janë parti biznes, nuk prodhojnë misra, por njerëz, prodhojnë vota…” A e kuptoni ju të ulesh për të bërë koalicionin dhe të ndash drejtorët e burgjeve. Partitë ndajnë burgjet”.

Rama ironizoi Bashen duke e quajtur llogaritar kooperative. 

“Kushdo ta rrejë mendjen e ta mbajë veten me gajret gjatë verës të ikë të votojë lulin e rri rehat. Është djalë i mirë” por  me ato pantallonat e dokut është pak si llogaritar kooperative”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close