"Okruzenje" - Rama përballë Vuçiç në një debat online më 27 gusht
07/08/2015 - 13:15 Nga: Arjon Guni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç pritet të përballen sërish, por kësaj radhe në një emision televiziv online me 27 gusht.

Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik.

Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës në muajin nga kolegu serb, takimet mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç kalojnë tashmë në arenën e debatit televiziv.
Në fund të gushtit Rama e Vuçiç pritet të jenë së bashku në samitin e Vjenës bashkë me kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo pritet jetë një mundësi e mirë për të biseduar.
Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që mbahet me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të emisionit ku thuhet se Rama dhe Vuçiç pritet të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close