Lushnjë - Rama: Krisja e koalicionit me LSI-në për shkak të reformës në drejtësi
19/06/2017 - 19:03

Kryeministri Edi Rama tha nga Lushnja se krisja e koalicionit me Ilir Metën kishte nisur për shkak të reformës në drejtësi.

 Duke renditur Partinë Socialiste si të vetme që do këtë reformë, Rama u kërkoi reformën lushnjarëve dhe shqiptarëve për të votuar një reformë tjetër të rëndësishme, atë që ai e cilësoi si nxjerrjen nga zyrat e shteti të zullumqarëve të partive.

Rama: Pse të tërë janë kundër nesh, po ua përsëris, sepse të tërë vazhdojnë të ëndërrojnë se reforma në drejtësi nuk do të zbatohet deri në fund dhe koalicioni ynë për të cilën unë, Gramozi, Erioni dhe gjithë socialistët jemi shumë krenar, është sot në këtë situatë sepse krisja ka filluar kur duhej votuar reforma në drejtësi.

Ne ju themi shumë thjesht, nuk është punë timoni në kuptimin e ngushtë të fjalës sepse më janë qepur të gjithë këta të partisë së patentave se unë nuk di t’i japë makinës. Është e vërtetë.

Unë nuk di t’i japë makinës. Unë nuk ju ftoj në një garë me makina. Unë ju them timonin e garës së qeverisjes o ia jepni partisë që sot është mishërimi i këtij flamuri pa na detyruar që të marrim të tjerë në prehër, ose e kemi të pamundur të bëjmë reformën më të vështirë, po aq të vështirë sa ajo e drejtësisë, reformën që do të nxjerrë nga zyrat e shtetit zullumqarët e partive të pushtetit.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar më 8 qershor, se Rama ishte mërzitur pasi ai nuk e kishte lejuar të bënte reformën në drejtësi për ta kapur atë.

Meta rrëfen “krisjen” me Ramën: U mërzit se nuk e lejova të kapte drejtësinë

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close