Zgjedhjet 2017 - Rama nga Përrenjasi denoncon punësimet nepotike
18/06/2017 - 15:43

Pas akuzave të keqpërdorimit të administratës në Bashkitë Delvinës që drejtohet nga Rigels Balili, pëfaqësues i LSI, Edi Rama vijon me akuzat për bashkitë e tjera që drejohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Prrenjas dhe Cërrik. Në të dyja rastet, Rama lexoi listën emerore të punësime të familjarëve dhe të afërve të kryetarëve të Bashkisë.

Rama: Ketu në Përrenjas inspektori i Financave, vajza e dajës, specialist i emergjencave djali i dajës. Specialisti për problemet e dhunës në familje vajza e motrës, shoferi djali i motrës. Drejtori i rrugëve krushku…se këta donë dhe krushkun. Drejtori i Ujësjellësit burri i gocës së tezes. Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Bashkisë goca e tezes.

Ndërsa gjatë fushatës së tij në Vorë, Edi Rama ka sulmuar një nga drejtorinë e Hipotekave që drejtohet gjithashtu nga LSI, që ka mbajtur peng, sic tha ai procesin më  të rëndësishëm të formalizimit të banesave dhe objekteve.

Rama: E dini ju që nga këto 144 mijë legalizime sot janë 40 mijë familje që kanë letrat në dorë dhe nuk i regjostrojnë dot në Hipotekë, se Hipotekën e ka një parti tjetër.

Kryeministri Rama akuzoi ashpër Fatmir Mediun  për tragjedinë e Gërdecit, ndërsa u tha banorëve të mos votojnë as atë dhe as krushkun e tij Fiqiri Ismailit që drejton bashkinë Vorën.   

Rama: E bëro Vorën film Hollivudi me gangësterë e me hedhje në erë dhe ju do i jepni votën për ekonomi të fortë, Fatmir Mediut!

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close