Rama nesër në Danimarkë, diskuton për programin
07/05/2013, 15:13
Përditesuar: 07/05/2013, 22:52
" frameborder="0" allowfullscreen>

Kreu i PS-së Edi Rama i shoqëruar edhe nga dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj do të zhvillojë nesër një vizitë në Danimarkë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryesocialisti Rama në Twitter ku thekson se në Kopenhagen do të shpalosin programin e PS-së për rilindje.

“Më në fund s’do flitet për lista po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me KM e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë” shkruan Rama.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento