Zgjedhjet e 25 qershorit - Rama: Basha propozon ministrat, por vendos unë. PS do marrë 71 mandate
19/05/2017 - 19:52

Pas marrëveshjes së arritur me kreun e PD, Lulzim Basha, kryeministri Rama tha se nuk ka më justifikim për PD nëse humbet zgjedhjet. Rama sqaroi edhe emërimin e ministrave teknikë, duke thënë se PD i propozon, por do të jetë ai që vendos.

Rama:  E vërteta është që ne i kemi thënë atyre: Çfarë halli keni? Keni hall se ne përdorim adaministratën në zgjedhje? Po mirë jua zgjidhim ne këtë hall. Dhe i dhamë një propozim, jo nuk na mjafton. Ça doni më shumë?! Po ne duam ta kontrollojmë…Po mirë dakord, merri të gjitha, mund të merrnin dhe më shumë, ska asnjë problem, një muaj është, merrini të gjitha, ama jo merrini të gjtha siç i kërkoni, se merri të gjitha siç i kërkoni ishte: Ikni ju dhe ne do vëme ca njerëz që do luftojnë për Shqipërinë se ju nuk dini ta bëni. Jo, këta që do vijnë nuk do luftojnë për Shqipërinë, këta do jenë aty kujdestarë që nuk do bëjnë as tendera, as emërime, as celebrime, por do garantojnë. Ne kishim nxjerrë një urdhër më parë, do bëhej apo sdo bëhej marrëveshje ne kishim nxjerrë një urdhër më parë. me urdhërin tim ishin bllokuar të gjitha këto, pra ska asnjë procedurë të re që bëhet në periudhë zgjedhjesh. Ata do të propozojnë se për të vendosur vendos unë, do propozojnë kush do jetë këtu këtu, këtu…natyrisht e drejta e propozimit është e tyre dhe jam i bindur se do vendosin njerëz me indegritet, jo politik dhe pasi të mbarojnë zgjedhjet, nuk ka më llafe. 

Gjëja më e rëndësishme për kryeministrin është institucionalizimi i dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe atij të opozitës, sepse pas kësaj nuk do të ketë më nevojë për ndërkombëtarë për të zgjidhur krizat.

Rama: Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes është se pas kësaj nuk do të jemi më në kushtet kur do të na vijnë nga Brukseli, SHBA, ata mund të vijnë por mund të vijnë për të na takuar me njëri-tjetrin. Do kemi një dialog institucional dhe do kemi një dialog që do jetë një takim institucional periodik mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.

Rama tha se pavarësisht se të gjitha forcat politike duan të jenë të parat në zgjedhje, PS kërkon të marrë 71 mandate.

Rama: Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë.

Cfare parashikoi marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Rama mbledh nesër deputetët dhe kandidatët për deputetë

Close