Grupi PS - Më 29 prill Kongresi PS, Rama: Punoni për fitore më të thellë se 2013
20/03/2017 - 14:06 Nga: Sonil Frasheri

Kërcënimi u demokratëve për mospjesmarrje në zgjedhje nuk e ka trembur aspak kryeminsitrin Rama.

 Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët angazhim maksimal në funksion të fushatës dhe zgjedhjeve të 18 qershorit.

Rama theksoi se pavarësisht se ç’bën ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Basha, Partia Socialiste ka vetëm një alternativë, shkuarjen në zgjedhje dhe fitoren me një rezultat më të thellë se viti 2013.

“Me Saliun e pa Saliun me Lulin e pa Lulin zgjedhjet do të mbahen” dhe u kërkoi deputetëve të dalin në terren të angazhohen për të pasur një rezultat më të mirë se 2013

Ky qëndrim u përforëcua edhe nga ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, në prononcim për mediat: Secili deputet dhe përfaqësues i PS-së është i qartë për punën që do të zhvillojë në territor.

Kryeministri përjashtoi edhe shtyrjen e zgjedhjeve duke thënë se Shqipëria nuk gjendet në një situatë si Maqedonia. 

Kryeministri ka vijuar mbështetjen e reformës në drejtësi për të cilën është shprehur i sigurtë se do të shkojë përpara.  

Më herët, Partia Socialiste mblodhi kryesinë dhe u caktua dhe 2 prilli si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 të propozuar nga kryesia PS. 

I pyetur për deklaratat e Presidnetit Nishani për emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, Kryeministri preferoi të mos prononcohej. 

Edhe dje në komunikimin javor Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga çadra, pasi sipas tij nuk ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike dhe as oferta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në grupin e PS-së u caktua dhe 2 prilli si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close