Luis Ajala: Bashkimi i së majtës, vizion të ri. Rama: U hap një epokë e re si në 92-in
25/06/2013 - 12:49

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala.

Në fjalën e tij, Ajala e ka cilësuar fitoren e së majtës si një moment të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për të gjithë familjen socialiste europiane.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Evropën dhe për tërë familjen tonë social demokrate në mbarë botën.  Ia drejtoj këto urime edhe zotit Ilir Meta dhe LSI-së. Ky bashkim i fortë i së majtes, sjell një vizion të ri për vendin” tha ai.

Sipas tij tani është rruga e krijimit të konsolidimit të institucioneve dh do të nisë krijimi I një të ardhmjeje normale.

“Edhe ata që humbën duhet ë  bashkohen, ky nuk është moment specifik për një lider dhe një parti, por është ora e një vendi, ndaj të gjithë duhet të bashkohen” tha Ajala.

Ai ka kërkuar nga autoritetet të dalin e të njohin rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe që po del nga numërimi po ashtu i lirë e i ndershëm. “Gjithë shoket e mi në Evropë po e festojnë këtë ngjarje të madhe në Shqipëri e në Tiranë” përfundoi Ajala.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama u shpreh se PS-ja do të presë qetësisht përfundimin e procesit të numërimit ndërsa I kërkoi kundërshtarit të tij politik të pranojë humbjen.

“Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë demokratike dhe europiane që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë.  Në një palë zgjedhje që sikundër e kam përsëritur më parë përbënin një takim të shqiptarëve me historinë dhe me të njëjtën përgjegjësi për të ardhmen si ato në vitin 92 dhe arsyeja se përse rezultati është përtej të gjitha parashikimeve lidhet me faktin e thjeshtë që populli shqiptar ka marrë një vendim solemm për të hapur një epokë të re njësoj si në vitin 1992” tha Rama.

Rama u ka kërkuar të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit ndërsa u ka kërkuar numëruresve të votave të përfundojnë sa më shpejt procesin.

“Ka kohë për fjalimin e fitores por tani sipas tij është koha për të bashkëpunuar të gjithë sëbashku, të gjitha partitë që kanë përgjegjësi ndaj sovranit, ndaj kushtetutës dhe ligjit që procesi i numërimit të përfundoj dhe për këtë i bëj apel që të gjitha skuadrave numëruese të vahzdojnë të bëjnë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna” tha ai.

Rama theksoi më tej se këto zgjedhje i dhanë fund përfundimisht proceseve të manipuluara që zhvilloheshin më herët në Shqipëri.

“Për ne dhe për mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disa të tjerëve por triumfi i sovranit që ndau Shqipërinë nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformaura që e njollosën keq imazhin e vendit tonë. Sot çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor pavarësish për kë forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri Shqipërinë krenare në sytë e botës që me gëzim po përjeton të vërtetën e thjeshtë që sot nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria” përfundoi Rama.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close