Reagimi - Rama citon DASH: Kërkon pjesëmarrje të të gjithë partive në zgjedhje
21/04/2017 - 10:39

Kryeministri Edi Rama, duke cituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shteti, thekson se ky institucion kërkon reformë në drejtësi dhe pjesëmarrje të të gjitha partive parlamentare në zgjedhjet e 18 qershorit.

Rama: Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

DASH, thirrje të gjitha partive në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close