Rama: Biznesi i vogël i asfiksuar, të hiqet taksa në buxhetin 2013
03/12/2012, 16:40
Përditesuar: 03/12/2012, 16:40

Partia Socialiste përsëriti apelin ndaj qeverisë shqiptare që gjatë javës së ardhshme kur të miratojë buxhetin e vitit 2013, të kalojë edhe propozimin e saj për heqjen e taksës për biznesin e vogël.

Kreu i PS, Edi Rama ka, shfrytëzuar takimet me tregtarë të vegjël të biznesit të vogël në njësinë 1 për të përsëritur edhe një herë thirrjen për heqjen urgjente të kësaj takse që rëndon mbi këtë biznes.

Tregtarët e vegjël i kanë shprehur Kreut të selisë rozë shqetësimet e tyre që nisin nga mungesa e energjisë deri tek dhënia e mallit me listë.

“Jemi pa drita. Kanë ikur që mbrëmë nga ora 8 e darkës dhe ç’është më e keqja nuk kemi ku të ankohemi, nuk del njeri në telefon. Nuk kemi lënë vend pa shkuar. Malli po na prishet nëpër frigoriferë. Puna është zero. Puna është, ja shikoje dhe vetë, lista sa të duash. Kjo është lagje njerëzisht të varfër shumë, s’kanë as punë dhe asgjë. Vijnë marrin mall njerëzit, sjellin një pjesë, sjell 50, sjell 20 dhe në më shpresën se do t’i sjellë të gjitha prapë, e kështu kemi hyrë thellë e më thellë në lista. Janë disa familje me nga 10 vetë që vijnë dhe thonë duam 500 lekë groshë. 500 lekë si do t’i bëjë. Këto do t’i ziejë 2 – 3 herë”, ka treguar i zot i dyqanit.

Ndërsa blerësit janë ankuar për varfërinë e madhe në të cilën jetojnë.
Për PS-së heqja e taksës për biznesin e vogël do i jepte frymëmarrje ekonomisë shqiptare, e cila mbahet në këmbë nga biznesi familjar.

Komento